Zhvillimet brenda partisë, reagon Kica-Xhelili: Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “gjashtë deputetëve”

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë thirrje për tejkalimin e ndarjeve dhe përplasjes së brendshme politike. Në një postim në rrjetet sociale, Kica-Xhelili ka thënë se nuk dëshiron një LDK të ndarë mes mbështetësve të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe gjashtë deputetëve që kanë dalë kundër marrëveshjes për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. “Nuk dua një LDK të ndarë mes ‘atyre të kryetarit’ dhe ‘atyre të gjashtë deputetëve’.

Nuk kam hyrë në LDK për të zgjedhur kampe brenda saj”, ka shkruar ajo. Ajo ka theksuar se mospajtimi me vendimet e partisë apo të kryetarit nuk duhet të shihet si armiqësi apo mungesë integriteti politik. “Në politikë duhet të dimë ta bëjmë dallimin mes mospajtimit dhe armiqësis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *