Mbyllet seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit – i njëjti nuk pranon akuzat

E plotësuar: Ka përfunduar seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Sheholli ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe se e ndjen veten të pafajshëm. Ndërkohë, avokati mbrojtës Mentor Neziri ka bërë të ditur se mbrojtja tërhiqet nga e drejta për të kërkuar hudhjen e aktakuzës.

“Ne tërhiqemi nga e drejta e hudhjes së aktakuzës. Dëshirojmë të fillojmë menjëherë me shqyrtimin gjyqësor, posa Gjykata ta ketë mundësinë që ta shqyrtojë këtë seancë”, ka deklaruar avokati.Gjykata njoftoi palët se ato do të informohen me kohë për datën dhe kohën e shqyrtimit gjyqësor, pasi të përfundojnë procedurat për caktimin automatik të trupit gjykues. —– Nis seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, në sallë i

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *