“Grupi i intelektualëve”, si u gjetën trupat e tyre në zonën e Zubin Potokut? Lajme Gazeta Express 07/09/2026 13:12 Detaje të reja janë dhënë për gërmimet e zhvilluara në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave të dyshuar se janë viktima të luftës së fundit në Kosovë. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani, tha se kërkimet për këta persona ishin zhvilluar edhe më herët, por pa informacione të mjaftueshme që do të mundësonin përcaktimin e lokacioneve të sakta.
Sipas tij, këtë herë institucionet kanë arritur të sigurojnë informacione të besueshme nga persona që kishin dijeni për vendndodhjen e varrezave. Ai shtoi se në lokacionin e parë janë gjetur mbetjet mortore të 13 personave, në