Shqipëri, 22 viktima në muajin gusht nga aksidentet, të rinjtë dhe e diela në krye të statistikave Lajme Gazeta Express 07/09/2026 23:55 Rrugët e vendit u përgjakën këtë gusht nga aksidentet e rënda rrugore. Top Channel mëson se gjatë muajit që sapo lamë pas 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave të siguruara, vetëm gjatë muajit gusht në të gjithë vendin janë shënuar 159 aksidente nga të cilët janë lënduar 229 persona.
22 kanë humbur jetën 32 të tjerë janë plagosur rëndë dhe 175 të tjerë të plagosur lehtë. Shpejtësia tej normave, alkooli në timon dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit vijojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që marrin jetë në rrugët e vendit. Grupmosha 25 deri në 34 vjeç rezulton të jetë më e përfshira në aksidente, dhe e diel