Dy djemtë e një polici të Kosovës (njëri prej tyre i mitur) janë arrestuar të dielën, më 06.09.2026, pas një incidenti në të cilin ishte i përfshirë edhe kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti. Incidenti ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare. Lidhur me rastin, Prokuroria e Prishtinës ka iniciuar rast të kanosjes ndaj Besart Ahmetit, ndërsa udhëheqësi i një togu të Njësisë Speciale është suspenduar pas dyshimeve për dhunë fizike ndaj njërit prej të arrestuarve lidhur me incidentin.
Hasene Aliu është nëna e dy djemve të arrestuar lidhur me incidentin e së dielës. Ajo është edhe bashkëshortja e një zyrtari policor. Në një rrëfim për KALLXO, ajo ka dhënë versionin e saj për atë që ndodhi në parkingun e qendrës tregtare dhe më pas në stacionin policor në Graça