Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka ngritur alarmin për programin bërthamor të Iranit, duke deklaruar se inspektorët ndërkombëtarë nuk kanë marrë ende qasje në terren për të verifikuar materialet dhe objektet bërthamore të deklaruara nga Teherani. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, tha para Bordit të Guvernatorëve se Irani nuk po përmbush detyrimet e tij për verifikimin bërthamor sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Grossi bëri thirrje për angazhim konstruktiv me Teheranin, në mënyrë që të rikthehet mbikëqyrja e plotë ndërkombëtare mbi aktivitetet bërthamore iraniane.
Por Teherani i ka hedhur poshtë akuzat. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, e cilësoi raportimin e IAEA-së si pjesë të presionit politik perëndimor. Sipas tij,