Mësimi tërëditor në kryeqytet ka nisur zyrtarisht, por jo pa dilema e diskutime të mëdha mes prindërve. Sivjet këtë reformë e zbatojnë gjithsej 16 shkolla në Prishtinë, katër nga të cilat po e testojnë për herë të parë. Mirëpo, një dokument ku prindërve u kërkohet deklarimi paraprak nëse fëmijët e tyre do të qëndrojnë në shkollë pas orarit të rregullt, ka ngritur pikëpyetje të mëdha.
A duhet të jetë ky model i detyrueshëm apo gjithçka po lihet në vullnetin e prindërve? Me nisjen e vitit të ri shkollor, në 16 shkolla të Prishtinës ka nisur zbatimi i modelit të mësimit tërëditor, ku katër prej tyre po e aplikojnë këtë reformë për herë të parë. Përtej rëndësisë së kësaj nisme, zbatueshmëria e modelit të ri shkollor në kryeqytet po shoqërohet me qëndrime dhe diskutime të ndryshme gjatë këtij v