I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka thënë gjatë një vizite në Shqipëri se projekti për një shtet bektashi në Tiranë është “i shkëlqyer”, por se i takon popullit shqiptar të vendosë për të. Projekti për krijimin e një shteti për Urdhrin Bektashi në Tiranë ishte paralajmëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dy vjet më parë. Zampolli vizitoi Shqipërinë të hënën dhe tha se në takimet e tij me krerë fetarë dhe përfaqësues të politikës, ishin “shumë joformale”.
Ndalesa e parë e tij ishte në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, ku mori pjesë në një konferencë për 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës. Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e tij për projektin e shtetit bektashi dhe nëse ishte kjo temë, pjes