Ukraina ka zhvilluar një sistem të ri për rrëzimin e dronëve-raketa ruse “Banderol”, duke synuar një problem gjithnjë e më të rëndësishëm në luftën moderne: të shkatërrohen armët e armikut me një kosto shumë më të ulët se ajo e objektivit. Teknologjia e re është zhvilluar nga një prej kompanive pjesëmarrëse në Brave1, klasteri ukrainas i teknologjisë së mbrojtjes, dhe tashmë po përdoret në operacionet kundër këtyre mjeteve ruse. Brave1 nuk ka zbuluar mënyrën e saktë se si funksionon sistemi dhe as specifikat e tij teknike.
Megjithatë, organizata thekson se kostoja e rrëzimit të një Banderol është dukshëm më e ulët se kostoja e vetë dronit-raketë. Në një video të publikuar nga Brave1 dhe siguruar nga Ukrainska Pravda, shfaqet shkatërrimi i të paktën katër dronëve Banderol, transmeton Telegr