Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka marrë nga të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump një mesazh të rëndësishëm: Rusia është e gatshme të rikthehet në tryezën e negociatave. Pas takimit në Kiev me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, Zelensky tha se ata i kanë përcjellë mesazhin se “rusët janë gati të negociojnë”. Takimi u zhvillua më 6 shtator, menjëherë pasi Witkoff dhe Kushner kishin zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Zelensky mbetet skeptik. Sipas tij, veprimet e Rusisë në fushën e betejës dhe intensifikimi i sulmeve të fundit nuk japin shumë shenja se Moska është realisht e gatshme për kompromis. Presidenti ukrainas tha se të dërguarit amerikanë i kanë bërë të ditur gjithashtu se Putin ësht