Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk do të jenë anëtarë aktivë të familjes mbretërore dhe nuk do të lejohen të zhvillojnë angazhime zyrtare tani që janë rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo bëhet e qartë në një letër të dërguar në emër të Mbretit Charles. Letra synon të qartësojë statusin e Princ Harry-t dhe Meghan-it, të cilët u rikthyen nga Kalifornia në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar, së bashku me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.
Ata nuk do të kenë ende të drejtë të përdorin titujt “His Royal Highness” dhe “Her Royal Highness” (Lartësia e Tij Mbretërore dhe Lartësia e Saj Mbretërore) dhe do të vazhdojnë të konsiderohen “qytetarë privatë”, thuhet në letrën e dërguar në emër të Mbretit nga Lord Chamberlain, një prej zyrtarëve më të lartë të Pallatit. Lajmi vjen në një kohë kur Pri