“Liria ka Emër” zhvillon aktivitet simbolik para EULEX-it në Prishtinë

“Liria ka Emër” zhvillon aktivitet simbolik para EULEX-it në Prishtinë Lajme Gazeta Express 08/09/2026 7:10 Organizata “Liria ka Emër” ka paralajmëruar se sot, do të zhvillojë një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë. Sipas njoftimit të organizatës, aktiviteti do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet para objektit ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara. Gjatë aktivitetit do të shpaloset një mesazh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe mbajtjen e një fjalimi.

Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 30 minuta dhe do të jetë i hapur për mediat. “Liria ka Emër” nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e mesazhit që do të shpaloset gjatë këtij aktiviteti.

Topics: #para #liria #aktivitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *