Haziri flet për të ardhmen në LDK: Në vitin 2020 besova se ishte koha ime

Haziri flet për të ardhmen në LDK: Në vitin 2020 besova se ishte koha ime Lajme Gazeta Express 08/09/2026 8:16 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë dhe për qëndrimin e tij ndaj mundësisë së një gare për kreun e LDK-së. Haziri tha se në vitin 2020 kishte besuar se kishte ardhur koha e tij politike, ndërsa tani, sipas tij, është duke e zhvilluar aktivitetin politik në kohën që e konsideron të përshtatshme. “Ne vitin 2020 kam besuar që është koha ime.

Tash jam duke e bërë politikën në kohën time”, deklaroi Haziri. Ai tha se nuk dëshiron të përfshihet në një garë politike që, sipas tij, do të mund të dëmtonte raportet dhe strukturën e brendshme të LDK-së. “Nuk marr pjesë në një garë që e prish familjen time politike”, u shpreh Hazir ne rtv21.

Topics: #haziri #ldk #vitin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *