Maqedonia e Veriut kremton 35-vjetorin e pavarësisë

Maqedonia e Veriut kremton 35-vjetorin e pavarësisë Lajme Gazeta Express 08/09/2026 8:06 Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 35-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran. Ky referendum atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të këtij vendi. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Referendumit i parapriu Deklarata për Pava

Topics: #veriut #vjetorin #maqedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *