Brahim Diaz është futur në listën e dëshirave të tre klubeve të mëdha italiane, Milanit, Juventusit dhe Romës, të cilat po monitorojnë situatën e tij te Real Madridi në prag të afatit kalimtar të ardhshëm. Sipas gazetarit Ekrem Konur, të tre klubet italiane po ndjekin nga afër situatën e reprezentuesit maroken, i cili ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2027. Megjithatë, deri më tani nuk është arritur marrëveshje për rinovimin e saj.
Milani kërkon rikthimin e Brahim Diazit Milani është klubi që po tregohet më aktiv në përpjekjet për ta bindur Brahim Diazin të rikthehet në “San Siro”. 27-vjeçari ka luajtur për Milanin në formë huazimi nga viti 2020 deri në 2023, duke regjistruar 124 paraqitje zyrtare me fanellën kuqezi. Drejtuesit e Milanit shpresojnë të përfitojnë nga sit
Topics: #tre #real #brahim