Gazetari Piers Morgan ka kritikuar ashpër trajtimin e Mikel Artetës ndaj njërit prej yjeve të Arsenalit, duke pretenduar se lojtari ndihet i “mosrespektuar” nga veprimet e fundit. Arsenali e ka nisur në mënyrë perfekte mbrojtjen e titullit të Ligës Premier me tre fitore nga tre ndeshje, përfshirë edhe ndaj rivalëve londinezë, Chelseat. Megjithatë, jo të gjithë lojtarët e Arsenalit e kanë shijuar fillimin e sezonit, pasi tifozi dhe gazetari i Arsenalit, Morgan, ka pohuar se ka bindjen e plotë se Viktor Gyokeres nuk është i kënaqur me mënyrën se si është trajtuar.
Gyokeres iu bashkua Arsenalit me shumë bujë verën e kaluar në një marrëveshje prej rreth 70 milionë eurosh nga skuadra portugeze Sporting. Në sezonin e tij të parë në Ligën Premier, sulmuesi suedez shënoi një shifër mbresëlënëse pr
Topics: #arsenalit #nga #ndihet