KRU “Mitrovica”: Impiantet e ujit po operojnë me kapacitet maksimal

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se impiantet për trajtimin e ujit në Shipol, Balinc dhe Zubin Potok janë duke operuar në kushte normale dhe me kapacitet maksimal prodhues. Sipas kompanisë, kjo po kontribuon në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për konsumatorët. KRU “Mitrovica” ka theksuar se ekipet e saj janë vazhdimisht të angazhuara në funksionimin dhe mirëmbajtjen e impianteve, me qëllim që procesi i prodhimit dhe furnizimit me ujë të vijojë pa ndërprerje.

/Telegrafi/ Lajme Mjedis Rajoni i Mitrovicës Mitrovica Lokale Mitrovica

Topics: #dhe #mitrovica #kru

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *