Real Madridi e mposhti Interin me rezultat 2-1 në një ndeshje spektakolare të Ligës së Kampionëve, ndërsa pas përfundimit të takimit janë publikuar edhe notat për paraqitjet e futbollistëve. Federico Valverde ishte lojtari më i vlerësuar i ndeshjes me notën 8.4, duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në mesfushën e Real Madridit. Uruguaiani shënoi edhe golin e dytë të madrilenëve, duke përfituar nga një gabim i portierit të Interit, Josep Martinez.
Për Real Madridin golin e parë e shënoi Kylian Mbappe, i cili realizoi në minutën e 14-të pas asistimit të Brahim Diaz. Ndërkohë, Carlos Augusto ishte autor i golit të Interit, duke e ngushtuar rezultatin në 2-1 dhe duke rikthyer emocionet në fund të takimit. telegrafi.com Te Interi, Josep Martinez ishte më i miri me notën 7.5, pavarësisht g