Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me një valë të re presioni politik pas një raportimi se presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed, e kishte paralajmëruar rreth dhjetë ditë para 7 Tetorit 2023 se Hamasi po përgatiste një operacion të madh kundër Izraelit. Raportimi u publikua nga gazeta izraelite Haaretz, bazuar në një hetim të gazetarëve të saj për një libër të ri. Sipas raportit, Bin Zayed i kishte përcjellë Netanyahu-t shqetësimin se lideri i atëhershëm i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, po përgatiste një operacion që mund të shkaktonte gjakderdhje të madhe, të destabilizonte rajonin dhe të rrezikonte Marrëveshjet e Abrahamit.
Sipas Haaretz, Netanyahu reagoi me qetësi ndaj paralajmërimit dhe deklaroi se Izraeli ishte i përgatitur për çdo skenar. Rap