Vendimi i veçantë i Spanjës, futbollisteve u ofrohet ngrirja e vezëve

Futbollistet e kombëtares së Spanjës do të kenë mundësi më të mëdha për të përfituar nga teknikat e riprodhimit të asistuar, përfshirë ngrirjen e vezëve, pas një marrëveshjeje të re të Federatës Spanjolle të Futbollit. Marrëveshja, e cila do të jetë në fuqi deri në vitin 2029, është nënshkruar me klinikën e specializuar “Tambre” dhe synon t’u ofrojë lojtareve informacion më të plotë dhe qasje në trajtime të ndryshme të riprodhimit të asistuar. Në kuadër të marrëveshjes, futbollistet do të mund të informohen dhe të kenë akses në procedura si ngrirja e vezëve dhe fekondimi in vitro, duke u mundësuar atyre që të marrin vendime më të informuara për të ardhmen e tyre familjare.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzán, e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm dhe “no

Topics: #futbollistet #riprodhimit #asistuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *