Musliu: Kur Thaçi të shkelë tokën e Kosovës i lirë, duhet të zgjidhet president Lajme Gazeta Express 09/09/2026 8:22 Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, në rast të lirimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë. Në “Rubikon”, Musliu tha se në rrethana normale, kthimi i Thaçit në Kosovë pas një lirimi do të duhej të shoqërohej me një akt solemn dhe unanim nga skena politike dhe sipas saj, të zgjidhje president. “Ta jem komplet e sinqertë edhe me ju edhe me teleshikuesit.
Në rrethana normale, një shtet normal që e di vlerën e shtetit, vlerën e historisë, peshën institucionale, vetë fakti që presidenti Thaçi e lëshon Presidencën, del në konferencë për shtyp, jep dorëheqje, shkon paraqitet në organet e drejtë