Bajrami: S’kam informacione se ka mbledhje të grupit parlamentar tash, për Kushtetuesen bisedoni me Jehonën Lajme Gazeta Express 09/09/2026 11:12 Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk ka informacione se ka mbledhje të grupit parlamentar të kësaj partie. Bajrami ka shtuar se pyetjet lidhur me Kushtetuesen se a do dërgohet lëndë aty, duhet të pyetet Jehona Lushaku. ‘’Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, bisedoni me Jehona Lushakun, është kryesuese e Grupit Parlamentar.
Nuk kam informacion që ka mbledhje të GP’së qetash, është mbajt mbledhja e grupit parlamentar para dy ditëve’’, ka thënë ajo.
Topics: #bajrami #grupit #informacione