Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja, duke theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten edhe numrat e mjaftueshëm në Kuvend. Kurti këtë deklaratë e bëri të ditur para seancës konstituive ku tha se është duke shkuar te Grupi Parlamentar i subjektit të tij. Ai theksoi se synimi i marrëveshjes politike ka qenë sigurimi i votave të nevojshme për funksionalizimin e institucioneve.
“Po shkoj në takim edhe me Grupin tonë Parlamentar. Marrëveshje politike kemi kërkuar, por kjo marrëveshje duhet të na i sigurojë edhe numrat që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha Kurti. Ai rikujtoi se zgjedhja e presidentit është një nga kushtet kryesore për shmangien e një procesi të ri zgjedhor, pasi për zgjedhjen e pr
Topics: #kurti #politike #edhe