Ngacmohet një grua në veri të Mitrovicës nga një shtetas i Serbisë, rasti po hetohet

Një grua ka raportuar se përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi është ngacmuar nga një shtetas i Serbisë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në veri të Mitrovicës. Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

“Mitrovicë Veri 08.09.2026-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi është ngacmuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport.

Kronika e Zezë Lajme Topics: #nga #rasti #veri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *