Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë tankerat iraniane në sulme hakmarrëse të martën, pasi autoritetet amerikane thanë se pesë anije ishin goditur tashmë. “Irani vazhdon të përpiqet të godasë anijet detare amerikane, dhe për çdo herë që e bëjnë këtë ose përpiqen ta bëjnë këtë, do të humbasin tankerë, dhe mendoj se do ta shihni përsëri sot”, u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Kolumbi. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat e saj “shkatërruan pesë transportues iranianë të naftës bruto, më 8 shtator, pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) shënjestroi një anije luftarake të Marinës Amerikane me raketa balistike dy herë gjatë dy ditëve të fundit.” “Anija luftarake amerikane i
SHBA-të do të vazhdojnë të godasin anijet iraniane, thotë Rubio