Përleshen fizikisht katër persona në Fushë Kosovë, dy prej tyre dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë përleshur fizikisht në mes vete, ndërsa dy prej tyre pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, të martën në ora 17:20. “Fushë Kosovë 08.09.2026-17:20.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete katër persona, tre meshkuj shtetas të huaj dhe një mashkull kosovar. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe po ashtu dëmtojnë një veturë të parkuar”, thuhet në raport. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, dy persona arrestohen dhe pas intervistimit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Topics: #fizikisht #persona #prej

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *