Hansi Flick nuk ka dyshime: Lamine Yamal e meriton Topin e Artë

Hansi Flick e ka bërë të qartë se për të, Lamine Yamal e meriton të fitojë “Topin e Artë”. Trajneri i Barcelonës foli pas fitores së thellë 5-1 ndaj Feyenoordit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, ku Yamal shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. I pyetur nëse 19-vjeçari meriton ta fitojë çmimin prestigjioz individual, Flick ishte i prerë në përgjigjen e tij.

“Yamal ‘Topi i Artë’? Sigurisht. Ai është lojtari im, është lojtar i Barcelonës dhe gjithashtu mendoj se e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’”.

“Për mua, kjo është diçka e mrekullueshme. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mund ta shihni këtë në çdo ndeshje.

Ai është special”. “Askush tjetër nuk është si ai dhe mendoj se e ka merituar”, përfundoi Flick. Yamal është pjesë e listës prej 30 futbollistësh të nominuar për “Topi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *