Një turist britanik 58-vjeçar është arrestuar në Turqi, pasi dyshohet se ka pështyrë mbi flamurin turk pas një debati me stafin e hotelit ku po qëndronte. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Alanya, pranë qytetit turistik të Antalyas, në jug të Turqisë. Sipas raportimeve të mediave lokale, britaniku ishte përfshirë në një debat me punonjësit e hotelit, përpara se të kthehej dhe, dyshohet, të pështynte mbi një flamur turk të vendosur pranë recepsionit.
Stafi i hotelit njoftoi policinë, e cila e ndaloi turistin dhe e dërgoi në gjykatën e Alanyas. Atje, ai u arrestua zyrtarisht nën akuzën për fyerje ose poshtërim të një simboli të shtetit turk. Burri u la në paraburgim dhe më pas u transferua në një burg në periferi të qytetit.
Nuk është bërë e ditur se kur ka ndodhur saktësisht incidenti,