Spanja përjeton verën më të nxehtë në histori, 61 ditë nën valë të të nxehtit

Spanja ka regjistruar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve meteorologjike, ndërsa vendi është përballur me plot 61 ditë nën valë të të nxehtit – 20 ditë më shumë se rekordi i vendosur në vitin 2022. Sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike të Spanjës (Aemet), vera e vitit 2026 regjistroi një temperaturë mesatare prej 24.5°C, duke u bërë vera më e nxehtë në serinë historike të të dhënave, që nis në vitin 1961. Temperatura mesatare ishte 0.3°C më e lartë se në vitin 2025 dhe plot 2.4°C mbi mesataren afatgjatë, duke e renditur këtë verë si një rekord të ri klimatik për vendin.

Aemet thekson se 10 verat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Spanjë kanë ndodhur të gjitha gjatë shekullit XXI. Për më tepër, shtatë nga tetë verat më të nxehta janë regjistruar që nga viti 2015. Agjenci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *