WSJ: Vance dhe Rubio e paralajmëruan Trumpin se një luftë me Iranin mund të zgjaste me vite Lajme Gazeta Express 10/09/2026 7:11 Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, e kanë paralajmëruar privatisht Presidentin Donald Trump se një konflikt me Iranin mund të zgjatet gjatë gjithë pjesës së mbetur të mandatit të tij presidencial, raportoi të mërkurën gazeta “Wall Street Journal” (WSJ). Në biseda private në Zyrën Ovale dhe në Sallën e Situatave (Situation Room), këshilltarët i thanë Trumpit se Teherani mund të vazhdojë t’i rezistojë presionit amerikan, duke e zgjatur potencialisht konfliktin përtej inaugurimit të presidentit të ardhshëm amerikan në janar të vitit 2029, raportoi WSJ, duke cituar zyrtarë amerikanë.
WSJ: Vance dhe Rubio e paralajmëruan Trumpin se një luftë me Iranin mund të zgjaste me vite