Gjendet pa shenja jete një grua në Leposaviq, rasti po hetohet

Një grua është gjetur pa shenja jete të mërkurën rreth orës 07:00 në Leposaviq. Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Leposaviq / 09.09.2026-07:00. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Topics: #leposaviq #ekipi #shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *