Një ngarkesë e re prej 9.502 kilogramësh speca me origjinë nga Maqedonia do të asgjësohet pasi analizat laboratorike në Bullgari kanë zbuluar mbetje pesticidesh mbi nivelin maksimal të lejuar. Specat nuk janë lejuar të hyjnë në tregun bullgar dhe as në rrjetin e shitjes në Bashkimin Evropian. Mospërputhja është konstatuar në kuadër të kontrolleve të shtuara ndaj frutave dhe perimeve të freskëta të destinuara për tregun bullgar.
Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore ka bërë të ditur se e gjithë ngarkesa do të dërgohet për asgjësim. Ky është rasti i dytë brenda më pak se një muaji që inspektorët bullgarë ndalojnë një ngarkesë me speca nga Maqedonia. Në gusht ishte zbuluar një ngarkesë prej 11.6 tonësh, ku analizat laboratorike kishin treguar praninë e pesticidit formetanat mbi kufirin e l
Topics: #speca #nga #maqedonia