Panik në vilën e Quentin Tarantinos, i panjohuri hyn brenda ndërsa njerëzit ishin në shtëpi

Vila e Quentin Tarantinos në Hollywood Hills dyshohet se ka qenë cak i një të panjohuri. Sipas një raportimi të TMZ, në banesë ndodheshin persona të tjerë në momentin kur një i paautorizuar hyri brenda, të mërkurën. Policia u njoftua për ngjarjen dhe mbërriti në adresë, megjithatë, sipas medias, i dyshuari ishte larguar para se forcat e rendit të mbërrinin në vendngjarje.

Ndërsa policia po heton rastin, ende nuk dihet nëse janë vjedhur sende me vlerë dhe nëse vetë regjisori i njohur, 63 vjeç, ndodhej në shtëpi në momentin e hyrjes së paautorizuar. Ngjarja ndodhi gati tetë vite pasi Tarantino thuhet se kishte trembur dy hajdutë, të cilët po largoheshin nga shtëpia e tij në Los Angeles pasi kishin marrë me vete “bizhuteri dhe sende të tjera”. Në atë rast, dy persona kishin hyrë në banesë për

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *