La Liga zbulon fuqinë financiare të klubeve: Real Madridi dhe Barcelona shkëputen nga pjesa tjetër Futboll Gazeta Express 10/09/2026 23:59 La Liga ka publikuar kufijtë zyrtarë të shpenzimeve për paga për klubet e dy kategorive kryesore të futbollit spanjoll, duke nxjerrë në pah diferencën gjithnjë e më të madhe financiare mes gjigantëve dhe pjesës tjetër të kampionatit. Real Madridi dhe Barcelona vazhdojnë të qëndrojnë shumë përpara rivalëve, ndërsa në skajin tjetër Sevilla po përballet me një situatë tepër të vështirë financiare. Të dhënat e reja për 42 klubet e La Liga dhe Segunda División tregojnë qartë se hendeku mes klubeve më të pasura dhe atyre me buxhete më të kufizuara po zgjerohet.
Real Madridi mbetet në krye Për të dytin vit radhazi, Real Madridi ka kufirin më të lartë të shpenz