Ndërsa njerëzimi po përgatitet të rikthehet në Hënë, shkencëtarët kanë nisur të mendojnë për hapin edhe më ambicioz – ndërtimin e habitateve të përhershme në Mars. Programi Artemis pritet të rikthejë njerëzit në Hënë dhe të hapë rrugën për qëndrime më afatgjata atje gjatë viteve të ardhshme, transmeton Telegrafi. Në të njëjtën kohë, komuniteti shkencor po punon mbi teknologjitë që një ditë mund të bëjnë të mundur ndërtimin e bazave njerëzore në Planetin e Kuq.
Një ekip studiuesish nga Hong Kong University of Science and Technology (HKUST) ka zhvilluar një formulë inovative për printimin 3D të strukturave të banimit në Mars, duke kombinuar tre elemente: xhelatinë, maja dhe regoliti marsian. Studimi, i udhëhequr nga inxhinieri civil Jishen Qiu, është publikuar në revistën Chem Circularity. P
Topics: #mars #mund #nga