“Di të gatuaj groshë, speca me mazë”, Bebe Rexha tregon në emisionin e famshëm amerikan se gatuan ushqime tradicionale shqiptare

Bebe Rexha ka ndarë një tjetër detaj nga jeta e saj personale gjatë një paraqitjeje në emisionin e famshëm amerikan “Today”, ku ka rrëfyer për dashurinë e madhe që ka për ushqimin dhe gatimin. Artistja shqiptare me famë botërore ka treguar se, përveç muzikës, një prej gjërave që i pëlqen shumë është të kalojë kohë në kuzhinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimeve shqiptare. “Më pëlqen të gatuaj ushqim shqiptar.

Jam shumë e mirë në gatimin e groshës, që është si një lloj supe, dhe pastaj në speca, të cilat i gatuaj me mazë. Jam shumë e mirë në plot gjëra”, ka thënë Rexha. – YouTube youtu.be Kështu, këngëtarja ka treguar edhe një anë tjetër të saj, larg skenës dhe angazhimeve muzikore, duke zbuluar se gatimi i ushqimeve tradicionale shqiptare është një prej pasioneve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *