Kongresmeni amerikan i shqetësuar nga glorifikimi i kriminelit Mlladiq Lajme Gazeta Express 11/09/2026 6:56 Kongresmeni amerikan Bill Keating ka dënuar ashpër glorifikimin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe qëndrimin e autoriteteve serbe ndaj ceremonisë së varrimit të tij. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Keating tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga glorifikimi i Mlladiqit dhe ajo që e cilësoi si mbështetje të heshtur të qeverisë serbe për varrimin e tij. Ai theksoi se një tribunal ndërkombëtar e ka shpallur Mlladiqin fajtor për krime lufte dhe gjenocid, përfshirë vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë.
“Mendimet e mia janë me viktimat e Mlladiqit dhe të gjithë ata që vuajtën si pasojë e veprimeve të tij”, shkroi Keating. Mlladi