Chelsea po tenton t’ia rrëmbejë Barcelonës yllin e skuadrës – në garë edhe Man Utd

Chelsea ka dalë si favorit për transferimin e mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Marc Bernal, sipas raportimeve të GiveMeSport . 19-vjeçari, produkt i akademisë “La Masia”, tashmë ka debutuar me Spanjën dhe konsiderohet një prej mesfushorëve më premtues në Evropë në rolin e tij. Megjithatë, e ardhmja e tij në “Camp Nou” është bërë më e pasigurt pas transferimit të bujshëm të Rodrit nga Manchester City gjatë verës.

Bernal e nisi sezonin si titullar në ndeshjet e para të La Ligës, por minutazhi i tij ka ndryshuar pas ardhjes së fituesit të Topit të Artë. Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, po e monitoron nga afër situatën dhe e sheh Bernalin si një zgjidhje afatgjatë për mesfushën. Londinezët e konsiderojnë atë edhe si pasues të mundshëm të Enzo Fernandezit, pas largimit të argjentinasit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *