Nga: Charles Baudelaire Përktheu: Roland Çipa Kam njohur dikur një farë Benedikta, që e mbushte atmosferën me përsosmëri. Sytë e saj përhapnin dëshirën e madhështisë, bukurisë, lavdisë dhe të gjithçkaje që të bën të besosh te pavdekësia. Por kjo vajzë e mrekullueshme ishte shumë e bukur për të jetuar gjatë.
Ajo vdiq pak ditë më vonë pasi isha njohur me të, dhe unë e varrosa vetë, një ditë kur pranvera tundte kemtarin e saj deri te varrezat. E varrosa të mbyllur në një arkivol druri të parfumuar dhe të pakalbshëm si ai i sëndukëve të Indisë. Dhe ndërsa sytë e mi qëndronin të ngulur mbi vendin ku ishte groposur visari im, pashë papritmas një qenie të shkurtër që ngjante çuditërisht me të ndjerën, dhe që duke shkelur me këmbë në mënyrë histerike dhe të çuditshme mbi baltën e freskët, thoshte