Katër raste të dhunës në familje dhe përleshjeve mes personave janë raportuar të enjten në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Graqanicë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë, rreth orës 08:00, është arrestuar një burrë kosovar, i dyshuar se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit dhe me pëlqimin e viktimës, ajo është dërguar në strehimore.
I dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.
Në Graqanicë, një grua kosovare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një