Nëntë duele të tjera në Champions, sonte spektakli vazhdon në Evropë

Nëntë duele të tjera në Champions, sonte spektakli vazhdon në Evropë Sport Gazeta Express 25/11/2026 11:41 Liga e Kampionëve vazhdon sonte me nëntë përballje interesante në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës. Në program janë disa duele të mëdha, ku vëmendja kryesore do të jetë te përballjet e Barcelonës, Liverpoolit, Bayernit, Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit, shkruan “Gazeta Express”. Ndeshjet e para zhvillohen në orën 18:45, ku Barcelona luan në udhëtim te Sabah i Azerbajxhanit, ndërsa Villarreali përballet me Slavia Pragën.

Katalunasit e synojnë një tjetër fitore për ta vazhduar ngjitjen drejt tetëshes së parë, e cila siguron kualifikimin direkt në fazën e 1/8 së finales. Pjesa kryesore e programit nis në orën 21:00. Liverpooli udhëton te Club Brugge, Bayerni përba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *