Interi mposht Stuttgartin dhe regjistron fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve

Interi ka shënuar fitore 2-0 ndaj Stuttgartit, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar triumfin e tretë në këtë edicion. Pjesa e parë u karakterizua me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola. Interi ishte afër epërsisë në minutën e 43-të, kur Nicolo Barella goditi shtyllën, ndërsa edhe Marcus Thuram pati një mundësi të mirë pak çaste më herët.

Rrjetat u tundën vetëm në pjesën e dytë. Në minutën e 57-të, Petar Sucic realizoi nga pika e bardhë, pasi gjyqtari, pas rishikimit të situatës me VAR, akordoi penallti për Interin për prekje të topit me dorë nga Josha Vagnoman. Skuadra italiane vazhdoi të kërkonte golin e dytë dhe e gjeti atë në minutën e 74-t.

Federico Dimarco asistoi për Lautaro Martinezin, i cili me një goditje të saktë brenda zonës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *