Manchester Unitedi nuk ka arritur të merr më shumë se një pikë në udhëtim te Sporting Lisbon. “Djajtë e Kuq” u ndalën në një barazim 2-2, në sfidën që ishte tepër e baraspeshuar. Sportingu e nisi shumë më mirë për të pasur rastin e artë për të kaluar në epërsi, por Luis Suarez dështoi nga penalltia.
Sidoqoftë, Unitedi shkaktoi një tjetër penallti, ku Suarez nuk gaboi për herë të dytë duke e kaluar skuadrën portugeze në epërsi (33’). Mirëpo, në fillimin e pjesës së dytë, Quaresma shkaktoi tjetër penallti, ku Bruno Fernandes ishte i pagabueshëm për të barazuar rezultatin (48’). Dy minuta më vonë, portugezi shënoi një gol tjetër të bukur për ta lënë të shtangur portierin vendas duke përmbysur epërsinë (50’).
Suarez megjithatë ishte në formën e duhur, për të realizuar eurogol në stilin gërshër