BE-ja kërkon progres në dialogun Kosovë-Serbi, normalizimi mbetet kusht për rrugën drejt Evropës

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shfrytëzojnë momentumin aktual politik për të shënuar përparim konkret në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, duke theksuar se mungesa e normalizimit vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën drejt integrimit evropian. Kjo është theksuar në deklaratën prej 20 pikash, të publikuar të mërkurën në mbrëmje, pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian me ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Bruksel. Në pikën e gjashtë të deklaratës, liderët evropianë kanë riafirmuar mbështetjen e plotë për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke u bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të avancojnë drejt zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura.

Sipas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *