Lufta në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e zhvillimit të operacioneve ushtarake, ndërsa taktikat tradicionale, të mbështetura te tanket, automjetet e blinduara dhe forca fizike e ushtarëve, po përballen me sfida të reja nga përdorimi masiv i dronëve. Kështu ka deklaruar Olga Bigar, oficere ukrainase e njohur me nofkën “Shtriga”, e cila ka paralajmëruar se ushtritë e NATO-s rrezikojnë të përgatiten për një lloj lufte që nuk përputhet më me realitetin e fushëbetejës moderne. Në një intervistë për British Forces News, ajo tha se 15 kilometrat e fundit para vijës së frontit janë shndërruar në një zonë veçanërisht vdekjeprurëse për shkak të pranisë së vazhdueshme të dronëve vëzhgues dhe atyre sulmues.
Sipas saj, tanket dhe automjetet e blinduara, të cilat për dekada kanë qenë shtylla k