Ushtria zvicerane planifikon të dërgojë satelitin e saj të parë në orbitën e Tokës në vitin 2028, në kuadër të një strategjie hapësinore për të cilën janë parashikuar 850 milionë franga zvicerane gjatë 12 vjetëve. Hapësira po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në aspektin ushtarak dhe të sigurisë, ndërsa Zvicra ka krijuar këtë vit një qendër të specializuar për zhvillimin e kapaciteteve hapësinore. “Ne duam të arrijmë shumë dhe shpejt”, ka deklaruar Peter Bruns, gjeneral brigade përgjegjës për prokurimin dhe zhvillimin e kapaciteteve hapësinore të ushtrisë zvicerane, raporton Watson .
Sipas tij, ndërprerja e shërbimeve satelitore mund të kishte pasoja katastrofike, jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe për jetën e përditshme të qytetarëve, transmeton Telegrafi. Sektorë të rëndësishëm, si