Një studim 15-vjeçar sugjeron se nevoja për më shumë gjumë mund të jetë tregues i problemeve shëndetësore që ende nuk janë identifikuar A mund të jetë gjumi i zgjatur shenjë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore? Një studim i publikuar në revistën PLOS One tregon se gjumi prej nëntë ose më shumë orësh në ditë lidhet me rrezik rreth 50 për qind më të lartë të vdekshmërisë te personat me sëmundje të zemrës, krahasuar me ata që flenë shtatë deri në tetë orë. Gjumi si tregues i mundshëm i rrezikut kardiovaskular Pavarësisht masave parandaluese që synojnë kontrollin e hipertensionit, diabetit, kolesterolit dhe duhanpirjes, pacientët me sëmundje të zemrës vazhdojnë të kenë vdekshmëri më të lartë.
Për këtë arsye, studiuesit po u kushtojnë rëndësi gjithnjë e më të madhe faktorëve të lidhur me st