Ambasada e Shqipërisë në Shkup organizoi pritje solemne me rastin e 28 Nëntorit

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut organizoi një pritje solemne, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, personalitete të jetës politike, diplomatike, kulturore dhe shoqërore. Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, mbajti një fjalë përshëndetëse, duke vënë në pah rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe sakrificën e brezave për lirinë, pavarësinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. “114 vjet më parë, në Vlorë, 40 burra nga të gjitha trojet shqiptare vunë emrin poshtë një dokumenti prej pak rreshtash.

Shqipëria, shkruan ata, do të ishte e lirë dhe e mosvarur. Ushtri nuk kishim, thesar nuk kishim, asnjë fuqi e madhe nuk e kishte njohur ende dhe pjesa më e madhe e vendit isht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *