Vedat Muriqi sërish heroi i Fenerbahces, goli i tij ia sjell tre pikë ndaj Shakhtarit

Fenerbahce ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Shakhtar Donetsk. E tëra erdhi falë yllit të Kosovës Vedat Muriqi, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0-1. Muriqi faktikisht shënoi pas vetëm 17 minutave lojë, mirëpo që goli i parë iu anulua nga VAR-i si pasojë e një prekje të topit me dorë.

Ylli nga Prizreni e bëri heroin për të shënuar nga afërsia pas një topi të kthyer nga goditja e Greenwood (56’). Anglezi realizoi edhe golin e dytë dy minuta më vonë, mirëpo iu anulua për pozitë jashtë loje. Kësisoj, Fenerbahce shkon në kuotën e tetë pikëve ndërsa Shakhtar mbetet me katër sosh./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore Liga e Kampionëve Futboll Ndërkombëtare Sport Topics: #nga #muriqi #vedat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *