Ministria e Sportit dhe Rinisë ka vazhduar mbështetjen financiare për sportistët dhe trajnerët e kategorizuar, si pjesë e angazhimit për fuqizimin e sportit dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë të atyre që kontribuojnë në sukseset e Kosovës. Në kuadër të kësaj mbështetjeje, për gjithsej 150 përfitues janë ndarë 625,325 euro. Nga kjo shumë, 96 sportistë kanë përfituar gjithsej 448,150 euro, ndërsa për 54 trajnerë janë ndarë 177,175 euro.
Ministria ka bërë të ditur se kjo mbështetje synon të jetë një vlerësim për punën, disiplinën dhe rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve kosovarë, të cilët përfaqësojnë vendin në garat vendore dhe ndërkombëtare. Mbështetja financiare vjen si një shtysë shtesë për sportistët dhe trajnerët që të vazhdojnë punën dhe përgatitjet për garat e ardhshme, me synimin për